Quantcast
Channel: Lezha Online » Big Brother
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10

Big Brother, histori dashurie midis Ermalit dhe Francesken

$
0
0
Big Brother, histori dashurie midis Ermalit dhe Francesken

Big Brother, histori dashurie midis Ermalit dhe Francesken

Ermali hyri që javën e parë në shtepine e Big Brother. Në javën e tretë ishte një garë e fortë për konkurrentë të rinj. Në balotazh ishte një zonjë dhe një zonjushë Franceska.

Liami, si një orakull i vërtetë këmbëngul që të futet zonjushe Franveska pasi ajo përshtatej më mirë me grupin e do të çorodiste mendjen e misterit gjaknxehtë.

Big Brother, histori dashurie midis Ermalit dhe Francesken

Parashikimi nuk vonoi shumë të dilte pasi të pasnesërmen e hyrjes së saj, Franceska nuk po turbullonte vetëm ditët e Ermalit, por po i trazonte edhe netët. Që nga puthja e tyre e parë është thënë çdo gjë e mundur për këtë lidhje: histori dashurie e zjarrtë midis Franceskes dhe Ermalit, marrëdhënie dashurie për interes, lojë, fejesë nonsens dhe çdo gjë tjetër.

Por ende sot e kësaj dite askush nuk vë dot bast për çiftin më simpatik të shtëpisë së Big Brother Albania Live. Ama disa fakte janë të sigurta: të dy pëlqehen shumë dhe kanë mirëkuptim mes tyre. Nëse është një strategji loje, atëherë aq më keq për banorët e tjerë sepse do të jetë shumë e vështirë t’ua heqësh 100 milion lek nga duart.

E pastaj vjen krushqia. Fjalët e bukura kanë fluturuar sa andej-këndej nëpër gazeta e televizione. Prindërve të Ermalit u duket simpatike Franceska dhe prindërve të kësaj të fundit nuk do t’u mbetej hatri për një dhendërr si Ermali.

Në studion e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’, babai i Ermalit u shpreh: “Jam krenar për Ermalin. Njerëzit flasin fjalët më të mira për të. E ndjekim 24 orë në 24. Nuk më vjen mirë vetëm kur nervozohet. Për gjërat që nuk janë të sinqerta ai e humb kontrollin. Franceska është konkurrente e fortë, por ai ka hyrë për 100 milionë aty.”

Ndërsa babai i Franceskës, në lidhje direkte nga Vlora, tha për lidhjen e vajzës së tij: “Ne e ndjekim Franceskën dhe na duket shumë mirë. Është tipike vlonjate, shumë e hedhur dhe është vetvetja aty. Ajo është e pjekur dhe di vetë çfarë bën në shtëpi.”

Fakt është që vajza nga Vlora është paragjykuar për nxitimin, por fundja kujt i bëhet vonë, të rinj janë. Ulje e ngritje ka patur shumë, afrime, largime, sërish puthje e më tej edhe darka romantike.

Por një gjë është e sigurtë: duket se kjo histori dashurie midis Ermalit dhe Franceskes nuk i ka thënë akoma të gjitha. (Top Channel / Lezha.eu)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10

Trending Articles


Vimeo 10.7.1 by Vimeo.com, Inc.


UPDATE SC IDOL: TWO BECOME ONE


KASAMBAHAY BILL IN THE HOUSE


Girasoles para colorear


Presence Quotes – Positive Quotes


EASY COME, EASY GO


Love with Heart Breaking Quotes


Re:Mutton Pies (lleechef)


Ka longiing longsem kaba skhem bad kaba khlain ka pynlong kein ia ka...


Vimeo 10.7.0 by Vimeo.com, Inc.


FORECLOSURE OF REAL ESTATE MORTGAGE


FORTUITOUS EVENT


Pokemon para colorear


Sapos para colorear


Smile Quotes


Letting Go Quotes


Love Song lyrics that marks your Heart


RE: Mutton Pies (frankie241)


Hato lada ym dei namar ka jingpyrshah jong U JJM Nichols Roy (Bah Joy) ngin...


Long Distance Relationship Tagalog Love Quotes